"Yll në Murin e Kujtesës", Tahiri për vrasjen e oficerit: Pagove me jetë shpirtin e vrarë të shumë të tjerëve

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, ka reaguar në lidhje me vrasjen e efektivit të policisë në Lezhë Saimir Hoxhës, 44-vjeç mëngjesin e ditës së sotme.

Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, Tahiri shkruan se Hoxha pagoi me jetë shpirtin e vrarë të shumë të tjerëve, ndërkohë shton se do të mbetet i paharruar në ‘Murin e Kujtesës’.

“Prehu në paqe miku im i panjohur. Pagove me jetë shpirtin e vrarë të shumë të tjerëve. Yll në Murin e Kujtesës, e në ndërgjegjen tonë gjithashtu.”- shkruan Tahiri.

Saimir Hoxha, 44 vjeç babai i dy fëmijëve, u vra mëngjesin e ditës së sotme nga 21-vjeçari Aldo Rama. Ky i fundit aktualisht ndodhet në spital pasi u vetëplagos brenda banesës në Lezhë, ku po fshihej nga policia, e cila kishte rrethuar zonën.