Prindërit kundërshtojnë mësimin me turne: Mospërputhja e orareve më detyroi të lë punën
"Unë kam ardhur këtu në 09:45, marr vajzën e vogël nga parashkollori, pres në 10:45 të klasës së pestë, pres të hyjë turni i dytë djali dhe do vij pastaj të marr tjetrin. Përfundimisht kam mbetur pa punë."
Ky është Frank Prenga dhe 3 fëmijët e tij mësojnë në shkollën 9-vjeçare "Kosova."
Mosakordimi me oraret për shkak të mësimit me turne e kanë kushtëzuar atë të lërë edhe punën.
Edhe ky vit i ri shkollor do të jetë një vit sfidues për shkak të situatës pandemike në vend. Mësimi do të zhvillohet me turne, megjithatë prindërit nuk janë shprehur dakord dhe kanë shumë pakënaqësi.
Disa duhet të shkëputen për pak orë nga puna e të tjerë drejtojnë thirrje nga ministria e Arsimit për ndjekjen e një skenari tjetër për zhvillimin e mësimit.
"Detyrohemi të largohemi nga puna, gjejmë kohën për t'i sjellë por është e pamundur."
Ndërsa në shkollën "1 Maji" mësimi do të zhvillohet me 4 turne.
Problematike situatën e shohin gjatë stinës së dimrit për shkak se errësohet më shpejt.
"Është keq për klasën që është turni i vonë se tani do vazhdojë të errësohet, por si kapacitet është shumë mirë."
"Nuk jemi dakord."
Ndërkohë në shkolla fëmijët thonë se po respektohen masat anticovid dhe ruajtja e distancimit nga banka në bankë.
"Po, i dezinfektojmë duart."
"Maksimumi ne jemi 37 veta por tani që jemi ndarë me turne jemi gati 11."
Të pyetur nga Ora News, ministria e Arsimit shprehet se në varësi të ministrisë së Shëndetësisë do të bëhen vlerësime për ndonjë tjetër skenar të mundshëm për mënyrën e zhvillimit të mësimit./OraNews/
