Ju flet Moska - Peshku i madh i korrupsionit të inceneratorëve është ministër "Tigri-Peshkaqen"
Peshku i madh i korrupsionit të inceneratorëve është ministër "Tigri-Peshkaqen" ishte tema e kësaj të marte në Ju flet Moska nga Kastriot Myftaraj në RTV Ora.
Myftaraj: Ky është Klodian Zoto, i famshmi i inceneratorëve që ka marrë para shtetërore, edhe pse ata nuk bëjnë punën. Peshkaqeni tigër është nga gjahtarët më të pa mëshirë të detit. Edhe ministrin e përhershëm Arben Ahmetaj e quajnë Tigri.
Kjo është një nofkë e famshme piratësh. Pas inceneratorëve dhe disa bizneseve të tjera qëndron ky Arben Ahmetaj. Edhe kur Ahmetajt i bënë një atentat në Kumanovë, ku ishte me të edhe Klodiani i inceneratorëve, ai e quajti si aksident.
BKH-ja është e gjitha e trajnuar e gjitha në Amerikë. Nëse do të bësh një hetim të peshqve të mëdhenj në vendin tonë, peshkaqeni tigër është një peshk shumë i madh, Amerika mund të nxjerrë të dhënat nga off-shore.
Këta të SPAK-ut duna të gjejnë një urban. Dhe mundohen të gjejnë ndonjë që la mandatin. Të mos dënohet ndonjë fakir që nënshkruan gjëra që nuk i kuptonte se ishte në koalicion. Të dënohet ai që ka bashkëpronësi me inceneratorët. Ai është peshku i madh.

