Grabitet biznesi gjatë natës në Fier

Një sasi lekësh është vjedhur në një biznes në lagjen "Sheq i Vogël" në Fier.

Burime bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur gjatë natës dhe është konstatuar në mëngjes në një pikë shitje mermeri.

Policia informon se biznesi është në pronësi të shtetasit A.T. dhe ende nuk dihet sasia e lekëve të vjedhura.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve./OraNews/