Vrau oficerin e krimeve/ Aldi Rama në gjendje të rëndë te Trauma, i intubuar në reanimacion

Aldi Rama, 21-vjeçari  që vrau me dy plumba në zemër oficerin e Krimeve të Rënda, 44-vjeçarin Saimir Hoxha mbërriti në spitalin e Traumës në Tiranë rreth orës 18:00.

Mësohet se Aldi Rama ndodhet në gjendje të rëndë, i intubuar në reanimacion.

Burime për Ora News bëjnë me dije se gjysmën e trurit e ka jashtë funksionit dhe shpresat për të shpëtuar janë të pakta.

I riu ekzekutoi policin gjatë aksionit për zbulimin e parcelave me kanabis në Lezhë, ndërsa qëlloi veten me plumb në kokë pas disa orësh ndjekjeje nga Policia e Shtetit, FNSH dhe RENEA.

21-vjeçari fillimisht, u dërgua në spitalin e Lezhës dhe më pas u nis drejt spitalit të Traumës në Tiranë./OraNews/