Prostitucion në Tiranë/ 61-vjeçari kapet duke çuar një grua në hotel, lokalin e përdorte si pikë takimi. Në pranga klienti dhe ndërmjetësuesi

Policia e Tiranës ka arrestuar një 61-vjeçar nën akuzën e shfrytëzimit të prostitucionit.

61-vjeçari kishte përshtatur  lokalin në pronësi të tij si pikë takimi për të ndërmjetësuar mes personave të ndryshëm për aktivitetin e prostitucionit.

Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi edhe i dy personave të tjerë, njëri prej tyre klient, ndërsa tjetri ndërmjetësues.

Blutë e Tiranës informojnë se në pranga ka rënë shtetasi  A.(Z.) T, 61 vjeç, i cili u kap në flagrancë, pasi kishte çuar një shtetase në një hotel të kryeqytetit, për të ushtruar prostitucion.

Gjithashtu, shtetasi A.(Z.) T. përdorte lokalin në pronësi të tij si pikë takimi për të ndërmjetësuar mes personave të ndryshëm për aktivitetin e prostitucionit, ku merrte një pjesë të fitimit nga femrat që e ushtronin këtë veprimtari dhe nga klientët e angazhuar në këtë veprimtari të kundërligjshme.

Në vijim të operacionit u arrestuan në flagrancë për veprën penale “Prostitucioni”, shtetasi Q. A., 66 vjeç (klient) dhe për veprën penale “Moskallëzim i krimit”, shtetasi Gj. P., 61 vjeç.

Grupi hetimor vijon hetimet për identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Prostitucioni”, “Shfrytëzimi i prostitucionit”, “Mbajtja e lokaleve për prostitucion” dhe “Moskallëzimi i krimit”./OraNews/