SPAK mësyn në Zyrën Arsimore të Dibrës, 3 të ndaluar mes tyre bashkëshorti i Drejtoreshës

SPAK ka ndërmarrë një operacion pasditen e sotme (28 shtator) tek zyrat arsimore në Dibër, lidhur me hetimet për korrupsion dhe abuzim me detyrën.

Burime për Ora News bëjnë me dije se nga ky aksion janë ndaluar Fitim Farruku, shef finance në Këshillin e Qarkut, Lulzim Dani, polic bashkiak në Bashkinë Dibër njëkohësisht  bashkëshorti i Drejtoreshës së Zyrës Vendore të Arsimit, si dhe Halit Shehu, Specialist Pyjesh.

Mësohet se shoqërimet në Dibër po bëhen me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, në kuadër të hetimeve të një procedimi penal të zhvilluar më parë.

Operacioni është në zhvillim e sipër, ndërkohë që pritet njoftim zyrtar në përfundim të tij./OraNews/