Zjarr në Lushnje, digjen 15 ha dru frutorë, ullinj dhe zona pyjore, e vështirë ndërhyrja e zjarrfikësve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Shtator 2021, 15:36
Një zjarr ka rënë në vargun e ‘Kodrave të Vainit’ mbi qytetin e Lusnjes.
Burime për Ora News, bëjnë me dije se zjarri është riaktivizuar sot në mesditë, vatër e cila u shua mbrëmjen e djeshme.
Banorët e zonës, policia e shtetit dhe forcat e zjarrfikëses, po përpiqen që të shuajnë zjarrin me mjete rrethanore pasi mjetet nuk arrijnë në vendngjarje për shkak të terrenit të vështirë.
Nga të dhënat paraprake, mësohet se si pasojë e zjarrit janë djegur rreth 15 hektar drufrutore, ullinj dhe zona pyjore.
Zjarri i ndihmuar nga era e forte aktualisht është jashtë kontrollit por është larg zonave te banuara.
/Ora News/
