Video/ Rama përqafim të ngrohtë me Pacollin në Prishtinë
Kryeministri i vendit, Edi Rama ditën e sotme (27 shtator) ndodhej në Prishtinë për një vizitë zyrtare me homologun e tij Albin Kurti.
Pas takimit i cili zgjati rreth 1 orë e 30 minuta, të dy kryeministrat mbajtën një konferencë të përbashkët dhe zbuluan detaje nga takimi.
Pas përfundimit të konferencës, Rama u takua me kryetarin e AKR-së, Behgjet Pacolli.
Në videon e postuar nga kryeministri, Rama dhe Pacolli i japin njëri-tjetrit një përqafim të ngrohtë.
Gjatë vizitës së tij në Prishtinë, kreu i qeverisë u takua me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi, kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe kryetarin e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.
Kjo është vizita e parë zyrtare e Ramës në Kosovës pas zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit. Në mes dy kryeministrave ka pasur përplasje e kjo për shkak të nismës së ndërmarrë Open Balkan, e cila është refuzuar nga Prishtina zyrtare./OraNews/
