Reciprociteti i targave/ Rama: E drejta këtu është me Kosovën e pikë! Serbia po bën manovra teatrale
Kryeministri Edi Rama tregon qëndrimin zyrtar e Shqipërisë.
"E drejta këtu është me Kosovën dhe pikë. Nuk është me Serbinë" tha kryeministri në konferencën e përbashkët për median me kryeministrin Albin Kurti paraditen e sotme në Prishtinë.
Si radhë herë ka shigjetuar Serbinë në krah të homologur kosovar Albin Kurti.
"Dua ta them dhe këtu sot qëndrimi i Republikës së Shqipërisë e gjykoj të qartë të drejtë e të pandryshuar. E drejta këtu është me Kosovën dhe pikë. Nuk është me Serbinë. Serbia nuk ka asnjë të drejtë të kthejë targat e automjeteve të përditshëm në një përditshmëri konfliktuale ku mizën po e bën buall, a thua se qeveria e Kosovës ka paralajmëruar luftë, ku në fakt po kërkon zbatimin e marrëveshjes reciprokisht të dakordësuar" tha Rama.
Më tej kryeministri u shpreh se Serbia po bë manovra teatrale në kufirin me shtetin sovran të Kosovës dhe se reciprociteti i targave është e drejtë legjitime e Kosovës.
Edi Rama: "Nuk ka asnjë diskutim që Serbia duhet të njohë realitetin e pakthyeshëm dhe është për të ardhur keq që në vend të përparimit sot jemi dëshmitarë të manovrave teatrale të Serbisë në kufirin me shtetin Sovran të Kosovës.
Manovrat nuk mbrojnë qytetarët serbë të Kosovës, siç pretendohet nga udhëheqja e Beogradit zyrtare dhe disa fantazama të ushtrisë së mundur.
Qytetarët serbë jetojnë të pakërcënuar nga askush. Madje paguajnë qeveria e këtij shtetit i paguan faturat e energjisë elektrike si askujt e askund në Ballkan. Manovrat që risjellin në skenë nxisin nacionalizimin vandal. Reciprociteti i targave është normë legjitime e drejtë e shtetit të Kosovës."
Rama ngriti një pyetje dhe për ambasadorin rus në kufi.
"Çfarë do ambasadori rus? Mund të ma thoni?
Kujdes me njësitë speciale
Ndër të tjera Rama "miqësisht" i bëri thirrje Kurtit të bëjë kujdes me njësitë speciale në veri.
"Dua ta përsëris miqësisht në këtë rast qëndrimin tonë se tani që problemi është shtruar dhe askush nga miqtë e Kosovës nuk e diskuton domosdoshmërinë e konsolidimit të regjimit të reciprocitetit në përdorimin e targave të përkohshme duhet bërë kujdes që çuarja e njësive speciale në atë zonë, nga nevoja për t'u siguruar se nuk cenohet siguria të mos kthehet në një problem mes Kosovës dhe miqve dhe partnerëve ndërkombëtarë.
Qeveria shqiptare e ndan plotësisht bindjen se tani problemi duhet të zgjidhet me dialog, dhe unë besoj se janë të gjitha mundësitë që kjo të ndodhë duke e shmangur ngrirjen e konfliktit ku demonstrimit të forcave ushtarake duhet t'ia lënë vendin demonstrimi i arsyes dhe argumenteve në rrafshin diplomatik. I takon qeverisë të vendosë si do e trajtojë më tej në aspektin strategjik të kësaj situate por unë besoj se është mundësi e mirë për ta treguar edhe një herë gadishmërinë për dialog të barabartë dhe për ta çuar dialogun në një nivel të ri edhe me mbështetjen e miqve e partnerëve strategjik të Kosovës që po kërkojnë me insistim që forcat ushtarake të zëvendësohen me fuqitë diplomatike "
Me Kurtin vijon të mos jetë dakord per "Open Ballkan" por shprehet edhe më i bindur se "Ballkani i Hapur është rruga jonë"