“Vëllau jem”, Rama mesazh Vuçiç nga Kosova: Ky është një teatër. Çdo ambasadori rus në kufi
Kryeministri Rama ndodhet në Prishtinë nga ku po mban një konferencë të përbashkët me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. I pyetur për situatën në veri, Rama shprehu qëndrimin e tij dhe të Shqipërisë krah Kosovës. Ai tha se nuk ka pasur asnjë diskutim me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç.
Pyetje: A keni pasur ndonjë diskutim me Presidentin Vuçiç në lidhje me atë që po ndodh në veri të Kosovës? A ka ndonjë lloj ndërmjetësimi nga ana juaj?
Rama: "Nuk kam pasur një bisedë me Vuçiç, apo siç shpesh herë miqtë e mi kosovarë thonë në rrjete sociale "me vllaun tim Vuçiç." Këtu jemi në kushtet kur e drejta është me Kosovën dhe kjo është shumë e qartë. Ne jemi ablsolutisht në krah të Kosovës, siç është i gjithë komuniteti ndërkombëtar dhe thashë leximi i çuarjes së njësive speciale si një arsye për të bërë teatër me helikopterë dhe aeroplanë në Serbi është leximi më i gabuar. Parafytyroni për një moment, ta parafytyrojë edhe vllau jem atje sikur larg qoftë të kishte ndodhur diçka.
Natyrisht që i takon kryeministrit të qeverisë së Kosovë të marrë vendimet e duhura që kjo të shërbejë për ta çuar përpara dialogun. Albini dhe të gjithë kolegët këtu e kanë largpamësinë për të shmangur një gjë të tillë. Ato djegiet e institucioneve nuk i provokojnë forcat legjitime të qeverisë së Kosovës por marrja peng e serbëve në Kosovë në kushtet e një dialogu që nuk ecën ashtu si duhet. Jam i bindur që dialogu është e vetmja rrugë. Çfarë do ambasadori rus? Imagjinoni që ambasadori amerikan të shkonte në kufi. Ky është një teatër. Është shkrepësja që ndez institucionet."
