U lajmërua për bombë në Selanik, mediet greke: Alarmi ishte mashtrim
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Shtator 2021, 10:54
Telefonata e bërëmëngjesin e ditës së sotme, në numrin tre-shifror të urgjencës (112) dhe paralajmërimi për një bombë në Gjykatën e Selanikut rezultoi se ishte mashtrim.
Inspektimi i godinës përfundoi , pa u gjetur asgjë e dyshimtë. Më parë policia evakuoi ndërtesën dhe ndaloi lëvizjen e automjeteve në rrugën 26 Tetor.
Tashmë lëvizja e makinave i është rikthyer normalitetit.


