Kurti: Buldozerët në Veri janë për tu sulmuar, nëse policët tanë kufitare do të ishin të vetmuar

Kryeministri Edi Rama dhe kryeministri Albin Kurti ndodhen në konferencë për median. 

Ai komentoi vendimin për vendosjen e njësive speciale të policisë së Kosovës.

Albin Kurti: Ne kemi mjaftueshëm indikacione se po të mos ishte njësia speciale e policisë së Kosovës, në Bërnjak e Jarinjë, policët tanë kosovarë dhe godinat do të ishin të rrezikuara seriozisht. Bllokimi nuk është bërë vetëm me barrikada e maune por dhe me bulldozer. Buldozerët janë për tu sulmuar nëse policët kufitare do të ishin të vetmuar.

10 mijë automjete kanë ardhur nga Serbia e kanë marrë target e përkohshme. Në asnjë pikë kufitare asnjë incident. Ku ka polici kufitare asnjë dhunë.

Serbia sjell ministrin e Brendshëm në kufi me Kosovën. Për ne është çështje e sundimit të ligjit dhe jo kundër serbëve të Kosovë. Ata që kanë bllokuar rrugën kanë bllokuar dhe veten.