Alarm për bombë në Selanik
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Shtator 2021, 10:09
Gjykata e Selanikut në Greqi është evakuuar pas një telefonate paralajmëruese për një bombë.
Thirrja u bë pak para orës 9 të mëngjesit në numrin tre-shifror të urgjencës, 112. Forcat e policisë janë në vendngjarje dhe po kontrollojnë ambientet.
Rruga 26 Tetori, para Gjykatave, është e mbyllur.

