Rama në Prishtinë, pritet me ceremoni shtetërore nga Albin Kurti

Kryeministri Rama mëngjesin e sotëm ka mbërritur në aeroportin "Adem Jashari" në Prishtinë.

Ai u prit nga ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Artane Rizvanolli dhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku në aeroport.

Në sheshin "Skënderbeu" u zhvillua ceremonia e pritjes nga kryeministri i vendit Albin Kurti nën tingujt e Himnit Kombëtar.

Në kuadër të kësaj vizitë një ditore në Kosovës kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do takoj edhe liderët e opozitës në vend.

Rama po e zhvillon këtë vizitë në Kosovës pas ftesës që i bëri kryeministri i Kosovës, Albin Kurti me rastin e urimit të tij pasi kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama mori edhe mandatin e tretë si kryeministër i Shqipërisë.

Ky takim vjen pas kthimit të kryeministrit Rama nga SHBA. /OraNews/