Rama: Është e pashmangshme dita kur Serbia do të njohë Kosovën dhe do të kërkojë falje për krimet

Kryeministri Rama nga Prishtina ju përgjigj pyetjeve të gazetarëve. Rama tha se është e pashmangshme dita kur Serbia do të njohë Kosovën dhe do të kërkojë falje për krimet e paharruara të luftës. Rama shprehu dhe një herë bindjen se nisma "Ballkani i Hapur" është rruga e duhur. 

Pyetje: Në konferencën e përbashkët që kishit me kancelaren Merkel teksa po flisnit për nisëm "Open Ballkan" një çështje mbeti pa u sqaruar. Ju thasë se Kosova rri ulur dhe bën konspiracione. Për çfarë konsipiracione e kishit fjalën? A diskutuat për këto konspiracione sot?

Rama: "Nuk më citoni si duhet dhe tjetër meqë ma dhatë mundësinë dua të them: kam pasur shumë mesazhe dhe të drejtpërdrejta këto ditë për shkak të situatës së krijuar nga Kosova ku pavarësisht larmisë së toneve dhe ngjyrimeve thelbi ishte "po tani a jeni bindur që nuk bëhet Ballkani i hapur me Serbinë?" Dhe përgjigjja ime ishte "tani jam edhe më i bindur se sa isha që Ballkani i Hapur është rruga jonë, dhe kur them rruga jonë, rruga jonë e përbashkët. Sipas meje ka një dallim mes nacionalizmit dhe patriotizmit. Nacionalizmi do të thotë të duash ta shohësh tjetrin keq, patriotizmi do të thotë të duash vetëm mirë."

Rama foli për mosdakordësinë që ka kryeministri kosovar, Albin Kurti në lidhje më çështjen "Open Ballkan." Ai tha se kjo është një mosdakordësi me natyrë politike dhe duhet trajtuar si e tillë.

Rama: "Ne natyrisht që kemi një mosdakordësi në këtë pikë me Albinin dhe duhet ta kuptojmë që kjo është një mosdakordësi e natyrës politike dhe duhet ta trajtojmë si të tillë. Ajo ditë do të vijë, dita kur në një Evropë të bashkuar shqiptarët , po dhe serbët, malazezë, boshnjakët do të jenë pjesë e pandashme. Siç është e pashmangshme dita kur Serbia do ta njohë Kosovën dhe kur kërkesa e pashmangshme e faljes nga Serbia për krimet e paharrueshme të Kosovës jo vetëm do vijë, pro do vulosë rrugën e vështirë të paqes."/OraNews/