Shqipëria e Kosova me sekretariat koordinues, e drejton Gentian Sala me dy pasaporta. Mbledhja e përbashkët në Durrës

Kosova dhe Shqipëria dakordësohen për ngritjen e një sekretariati koordinues për marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve. 

Kjo u mësua në konferencën e përbashkët mes dy kryeministrave, mbajtur sot paradite në Prishtinë

Sekretariati do të udhëhiqet nga Gentian Sala i cili ka dy pasaporta, atë të Shqipërisë dhe Kosovës.

Rama: "Sot ne kemi diskutuar shumë tema për bashkëpunimin mes dy qeverive, dhe mund tju them se jemi vërtet të motivuar plotësisht të angazhuar bashkarisht gjë që ishte e qartë dhe në takimin që përfunduam që marrëdhëniet të shkojnë në një nivel tjetër dhe të gjithë marrëveshjet të zbatohen dhe çështje të tjera të shtrohen për zgjidhje. Sot kemi dakordësuar për vendosjen e një personi kyç si koordinator i kësaj përpjekje të përbashkët i cili do jetë i lidhur drejtpërdrejt me zyrat tona respektive. Jam i bindur që nuk do të lejojë që burokracia të bëjë atë që është mësuar të bëjë gjithmonë."

Kryeministri Rama gjatë konferencës së përbashkët me homologun e tij Albin Kurti, zbuloi detaje nga takimi mes dy qeverive i cili zgjati rreth 1 orë e 30 minuta.

Rama tha se qeveria shqiptare është e angazhuar dhe e motivuar për bashkëpunim me qeverinë kosovare. 

Rama: "Unë bashkë me  delegacionin shqiptar jemi këtu që të konfirmojmë vullnetin e plotë dhe të  shprehim dëshirën maksimale që marrëdhëniet mes dy qeveria tona të jenë në fakt mishërimi i domosdomshmërisë për t'i lidhur gjithnjë e më fort këto dy shtete. Diskutuam që dekada ku sapo kemi hyrë i gjen shqiptarët në rajon më të fortë dhe me mundësi më të madhe se anjëherë tjetër për të shpalosur potencialin e tyre. Shqipëria është në një pozicion që nuk e ka pasur asnjëherë më parë."

Kryeministri Rama u shpreh se është i vetëdijshëm për vështirësitë e integrimit në BE, por sipas tij Shqipëria dhe Kosova i kanë bërë detyrat e shtëpisë.

Rama:  "Ne jemi të vetëdijshëm për vështirësitë e procesit në integrimin në BE. Shqipëria duhet të zhvillojë konferencën ndërkombëtare të shteteve, ndërsa Kosova duhet të marrë miratimin për këtë rrugëtim, dhe pse të dy vendet i kanë bërë detyrat e shtëpisë por kjo situatë varet nga gjendja e brendshme e BE-së. As Shqipëria dhe as Kosova nuk kanë rrugë tjetër por të vijojnë reformat dhe përpjekjet e vazhdueshme që karakterizojnë familjen e madhe evropiane, pasi kjo është rruga e të ardhmes së fëmijëve tanë."

Mbledhja e përbashkët Kosovë-Shqipëri në mes të nëntorit

Kryeministri Albin Kurti deklaroi se mbledhja e përbashkët do të mbahet në javën e fundit të nëntorit.

Kuri: "Do të punojmë që tregu të jetë sa më unik. Kosova e Shqipëria duhet ta bëjë këtë sa më shpejt.

U zotuam që e shohim tejet të rëndësishëm koordinimin dhe sinkronizimin gjithandej. Biseduam për avancimin e zbatimit të marrëveshjeve mes dy vendeve tona. Janë nënshkruar 150 marrëveshje e memorandume

Do të nisin përgatitjet për mbledhjen e përbashkët të dy qeverive që të jetë në gjysmën e dytë të muajit nëntor."

Ndërkohë Rama u shpreh se mbledhja do të mbahet në Durrës, javën e fundit të nëntorit.

Rama: "Ramë dakord që në javën e fundit të nëntorit do mbajmë mbledhjen e përbashkët të dy qeverive në Durrës dhe ne ndërkohë do punojmë intensivisht për të bërë gjithë skanimin e marrëveshjeve dhe për të vendosur pikat mbi "i" për të gjitha vendimmarrjet e mbledhjes së dy qeverive. /OraNews/