Rama: Serbia të lërë manovrat teatrale në veri janë teatër i rrezikshëm
Kryeministri Edi Rama dhe Albin Kurti ndodhen në konferencë për median në Prishtinë.
Pyetje: A keni pasur diskutim me presidentin Vuçiç, me pak fjalë ndërmjetësim me Vuçiç për situatën në very të Kosovës?
Edi Rama : Nuk kam pasur ndonjë bisedë me presidentin Vuçiç, ashtu si shpesh herë më thonë në rrjetet sociale “vëllanë tim vuçiq” sepse nuk ka asgjë për të negociuar. Ne jemi në krah të Kosovës siç është i gjithë komiteti ndërkombëtar. Leximi i çuarjes së njësive special si një arsye për të bërë teatër me helikopterë e aeroplanë është leximi më i gabuar.
Le ta parafytyrojë vëllai im atje sikur larg qoftë të ndodhë diçka në kushtet që të po sprovohej qëndrueshmëria e shtetit. I takon kryeministrit të marrë vendime të duhura që kjo të shërbejë të çojë përpara dialogun.
Ato djegiet e institucioneve nuki provokojnë forcat legjitime të rendit e sigurisë së Kosovës. Ato djegiet I provokojnë fluturimet akrobatike të avionëve e helikopterëve dhe marrja peng e serbëve të Kosovës në kushtet e një dialogu që nuk ecën ashtu siç duhet. Ne e mbështesim dialogun 100% dhe jam i bindur që është e vetmja rrugë, por çfarë do ambasadori rus?
Ky është një teatër i rrezikshëm, shkrepsja që ndez institucionet.