Tërmeti 5.8 ballë godet Greqinë, ku ishte epiqendra
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Shtator 2021, 08:43
Mëngjesin e kësaj të hëne (27 shtator) Kreta është tronditur nga një tërmet 5.8 ballë i shkallës rihter.
Mediet vendase bëjnë me dije se lëkundjet janë ndjerë rreth orës 09:17 të mëngjesit të sotëm, 22 km në veriperëndim të Arvit dhe 78 km në jug të Heraklion.
Banorët u larguan nga shtëpitë e tyre për shkak të lëkundjeve të forta.
Thellësia e dridhjes vlerësohet në 10 km.
Deri më tani nuk dihet nëse është raportuar për dëme apo viktima./OraNews/
