Statovci: Faktori shqiptar të bashkohet, Kurti e Rama nëse nuk flasin me një zë, historia do t’i gjykojë
Në një intervistë për RTV Ora, Bedri Statovci u shpreh se Servia është e aftë që të organizojë trazira dhe të nxisë gjëra të tilla te serbët që janë në Kosovë.
Ai theksoi se nëse Kurti dhe Rama kanë filluar bashkëpunimet me të gjitha shtetet dhe shqiptarët, Vuçiç do ta ulë kokën dhe do të tërhiqet
Bedri Statovci: Ne e dimë se Servia është e aftë që të organizojë trazira dhe të nxisë gjëra të tilla te serbët që janë në Kosovë. Mendoj se duke qenë tashmë si shtet, kosova duhet të marrë masat e saj politike, policore, qoftë edhe ushtarake lidhur me situatën. Përgjegjësia mbetet mbi qeverinë Kurti dhe presidenten Osmani. Situata është nën kontroll nga policia, por akoma banorët serbë janë nën urdhrat e presidentit Vuçiç.
Gjithë faktori shqiptar duhet të bashkëpunojë në këtë moment. Nëse vihet re se Kurti dhe Rama kanë filluar bashkëpunimet me të gjitha shtetet dhe shqiptarët, Vuçiç do ta ulë kokën dhe do të tërhiqet, por nëse Kurti dhe Rama flasin mënyrë zyrtare, mendoj se nuk do të ndodhë kjo. Besoj se Kurti dhe Rama duhet t’ia shtrinë dorën njëri-tjetrit, së bashku me presidentët përkatës, t’i tregojnë Vuçiçit se nuk janë të ndarë.
Statovskci shtoi se faktori shqiptar mund të fitojë vetëm nëse është i bashkuar, sepse përndryshe serbët do të shfrytëzojnë situatën dhe situata mund të përshkallëzohet më shumë.
Bedri Statovci: Serbët kanë dalë në protestë nga propaganda e Serbisë, se gjoja do të futet policia e Kosovës dhe ata do të jenë të keqtrajtuar. Kurti po respekton një marrëveshje që është firmosur nga të dyja palët, por Vuçiç është duke vepruar kështu sepse ka zgjedhja vitin e ardhshëm. Ne mund të tregohemi ngadhënjimtar vetëm nëse jemi të bashkuar, sepse përndryshe serbët do të shfrytëzojnë situatën dhe situata mund të përshkallëzohet më shumë. Nëse Kurti dhe Rama nëse nuk tregojnë se flasin me një zë, atëherë historia do t’i gjykojë.
