Plagosje me armë zjarri në Theth
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Shtator 2021, 15:30
Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Theth.
Mësohet se shtetasi G.T është plagosur me armë zjarri në këmbë dhe po transportohet për në spitalin rajonal Shkodër.
Borrell: Të tërhiqen policët dhe të hiqen barrikadat nga veriu
26 Shtator, 15:11
“Në fshatin Theth, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasi G.T, i cili po transportohet për në spitalin rajonal Shkodër për ndihmë mjekësore.” – njofton policia.
Në drejtim të vendit të ngjarjes janë nisur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor për të bërë të mundur zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

