Kapen djemtë e "Lugaxhit" , akuzohen si shpërndarës të dozave të kanabisit e kokainës

Dhjetë persona janë arrestuar në kuadër të operacionit antidrogë të koduar “Lugaxhi”. Ata akuzohen se merreshin me shpërndarjen e drogës.

Gjatë operacionit janë sekuestruar 5 kg lëndë narkotike kanabis sativa.

“Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi gjatë kontrollit të dy automjeteve që drejtoheshin nga shtetasit A.B. dhe E. Q.,  si dhe gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e  shtetasit E. Q.,  dhe motoçikletës që drejtohej nga shtetasi G.M.,  shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësin e provës matriale 5 kilogramë lëndë narkotike kanabis sativa, një pjesë e bërë në doza gati për shitje, doza me lëndë narkotike kokainë, 3 automjete,  1 motoçikletë, 10 telefona celular,  1 peshore elektronike, si dhe një shumë parash që dyshohet se janë të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.

Të arrestuarit janë

E. B., 36 vjeç, G.M., 28 vjeç , A.C.,  38 vjeç, të tre  banues në fshatin Lugaxhi, Elbasan, E.Q., 27 vjeç, V.C.,  22 vjeç, R.A., 23 vjeç, dhe  E.Q., 17 vjeç, banues në Elbasan.

A.B., 20 vjeç, A.B.,  20 vjeç, A. B., 26 vjeç, të tre banues në fshatin Rinas-Gurakuq, Elbasan .

Si dhe u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasja K. P.,  banuese në Elbasan, pasi në bashkëpunim me shtetasit e lartpërmendur dyshohet se kryente aktivitetin kriminal të shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim".