Moderatorja Kallaku rrëfen emocionet e ditës së parë të shkollës për vajzën

Paneli i të ftuarve në emisionin "Jeto me Orën" në RTV Ora ditën e sotme foli për emocionet që përjetojnë si prindërit, si fëmijët në ditën e parë të shkollës.

Gjatë bisedës, moderatorja Ana Kallaku mes emocionesh rrëfeu se është nënë e 2 fëmijëve dhe vajza e saj do të ulet për herë të parë në bankat e shkollës.

Kallaku: "Unë vetë jam nënë e 2 fëmijëve dhe përjetoj një lloj emocioni që do ta çoj vajzën time në klasë të parë dhe në momentin që i dridhet buza ose qan kam tendencën "mos qaj" ose "tregohu pak më e fortë". Por besoj se është më mirë t'i lëmë ti shprehin emocionet."  /OraNews/