Tendencat e modës/ Si të vishemi në vjeshtë? Kuratoret e imazhit këshillojnë ngjyrat
Elona Xara dhe Celiah, këshillueset e imazhit të ftuara në studion e "Jeto me Orën" në RTV Ora sollën trendet më të fundit të modës dhe disa këshilla se si të vishemi gjatë stinës së vjeshtës.
Elona Xara e cila jeton prej vitesh në Francë dhe francezja Celiah këtë sezon vjeshte këshillojnë ngjyrat.
Xara: "Moda kthehet gjithmonë, vetëm në një mënyrë tjetër sepse ecim në kohë, por diferenca do ketë gjithmonë sado që baza ekzistuese nuk mund të fshihet dot. Këtë sezon vjeshte ngjyrat që dominojnë janë jeshilja, lejlaja e butë, e verdha, e kuqja dhe bluja."
Xara: "Tek printet jemi te kuadratet. Kuptohet që kuadratet kanë ardhur dhe janë shumë prezente, leopardi i cili kërkon pak guxim, por nëse krijon ekuilibër me ngjyrat e buta jemi shumë mirë."
A mund të kombinohen lehtë?
Celiah: "Mund ta quajmë të thjeshtë nëse nuk krijojmë një veshje të plotë. Mund të përdorim ndoshta një veshje me ngjyrë të fortë për shembull si pantallona portokalli ose të kuqe dhe mund ta veshim sipër me diçka neutrale për t'u përshtatur dhe më e guximshme."/OraNews/
