Video/ Ariu mëson këlyshët se si të rrëshqasin në parkun e lojërave

Një ari është filmuar duke mësuar këlyshët e saj si të rrëshqasin në një park lojërash.

Emry filmoi videon në shkollën fillore Isaac Dickson në Asheville, Karolina e Veriut, ku punon si mësuese.

"Shkolla kishte mbaruar kur u shfaqën arinjtë," tha Emry për HuffPost.

Ermy tha se kishte një djalë 4-vjeçar i cili ishte rritur në parkun e lojërave dhe kjo pamje e ariut duke i mësuar këlyshëve se si të rrëshqisnin i kujtoi kohën me djalin e saj të vogël.

Në video, mamaja ari bën një xhiro në rrëshqitësen e madhe, pastaj kthehet në një më të vogël dhe përpiqet t'i mësojë këlyshët e saj.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Betsie Stockslager Emry (@begirl814)