Kuratoria franceze tregon trendet e këpucëve, çfarë nuk duhet të mungojë në garderobë gjatë vjeshtës
Një look nuk mund të jetë i kompletuar pa trendin e fundit të këpucëve.
Kuratoria Franceze Celiah dhe Elona Xara në studion e "Jeto me Orën" me moderatore Ana Kallakun shpjeguan edhe trendet e fundit të këpucëve për të pasur një look të kompletuar vjeshte.
Xara: "Këto quhen nallane, ne vdesim pak për origjinalitet megjithatë janë në treg dhe janë shumë in."
Celiah: "Çizmet e quajtura 'santiag' janë tashmë tendencë prej disa vitesh, pro është diçka që na pëlqen për ta veshur me xhinse ose një fustan si një vajzë e vogël."
Xara: "Kemi edhe 'mokasin' që këtë herë ka ardhur në mënyrë pak më të lezetshme sepse kanë ardhur në mënyrë pak më ndryshe me platformë. Është diçka e veçantë, është origjinalitet dhe shumë e lezetshme në stil."
Çfarë nuk duhet të mungojë në garderobën tonë këtë periudhë?
Xara: "Triko"
Celiah: "Sezoni i vjeshtës është periudha perfekte për të veshur këtë material. Është i butë, i rehatshëm, ndjehemi mirë me të dhe çfarë është interesantë për të parë në sezonin 2021 është se do ta shohim në mënyra të ndrushme, te fundet, pantallonat e shkurtra, te bluzat e shkurtra. Do guxojmë ta veshim të plotë nëse jemi duke e ndjekur vërtet modën. Është një aksesor i domosdoshëm në garderobë."
Xara: "Pantallona me xhepa që i afrohet një stili pak ushtarak. Është një rehati absolute kur e përdor dhe mund të përdoret në lloj-lloj forme. Duhet ta kemi të gjithë këtë sezon në garderobë."
Elementi i tretë që këshillohet të jetë në garderobën e gjithsecilit këtë vjeshtë është palltoja me mbushje.
Xara: "Është stil oversize se përdoret goxha i gjerë dhe i hapur. Këtë sezon të gjitha koleksionet janë orientuar te stilet e rehatshme."/OraNews/
