Stilistja në "Jeto me Orën" këshillon si t'i veshim fëmijët në ditën e parë të shkollës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Shtator 2021, 19:00
Stilistja Suela Brahimllari, e dedikuar pas veshjeve për fëmijë ka ndarë disa sekrete në studion e "Jeto me Orën" në RTV Ora se si të vishen të vegjlit në ditën e par të shkollës.
Ajo sugjeron që të vishen në mënyrë sa më të rehatshme.
Brahimllari: "Veshja ka shumë rëndësi edhe ditën e parë, edhe gjatë vitit. Duhet të bëjë diferencën ndërmjet aktiviteteve të tjera dhe shkollës.
Veshjet duhet të jenë të gjitha të rehatshme, të pambukta që fëmijët të ndihen rehat dhe mos ta kenë mendjen te veshja, por ta kenë mendjen në orën e mësimit. Veshjet duhet të jenë jo me shumë kopsa dhe jo shumë të vështira për t'u mbërthyer. Po ashtu edhe këpuca të mos ketë lidhje të komplikuara."/OraNews/
