Egla Harxhi jep një mesazh në studio: Mos ikni nga Shqipëria! Ka ardhur koha të bëhemi bashkë

Egla Harxhi në studion e "Jeto me Orën" në RTV Ora dha një mesazh të rëndësishëm për të gjithë.

Ajo bëri thirrje që shqiptarët të bashkohen dhe mos largohen nga Shqipëria.

Harxhi tha se ka ardhur koha që kjo të ndodhë sepse nuk mund të vazhdojmë të jetojmë me këtë sistem.

Harxhi: "Piktura dhe arti janë padyshim orientimi im, por është për të ardhur keq që njerëzit nuk bëhen dot bashkë për të ndërtuar bashkë. Të pranojmë një absurditet që paguajmë taksa, unë jam dakord që të paguajmë taksa sepse janë për fëmijët tanë, për të gjithë ne.

E them me të madhe, por nuk mundet dot që ne të vazhdojmë të jetojmë në këtë sistem. Boll me vjedhje, shqiptarë bëhuni bashkë. Është momenti ideal për t'u bërë bashkë. Mos ikni nga Shqipëria. Kontributin tim unë do ta jap në vendin tim."/OraNews/