"Krizat janë të rëndësishme në jetë", Harxhi: Na forcuan martesën
Egla Harxhi, ish-miss në vitin 2017 dhe një profesioniste në fushën e arkitekturës ishte e ftuar në studion e "Jeto me Orën" në RTV Ora. Ajo u shpreh se harmonia fillon nga vetja, duke e pranuar dhe dashur veten fillimisht ashtu si je që të mundesh ta reflektosh më vonë edhe në marrëdhëniet me njerëzit e tjerë.
Harxhi: "Nuk mund ta kërkosh harmoninë jashtë vetes tënde. Duhet t'i vendosësh vetes paqen e brendshme, ta pranosh veten si je, të pranosh defektet dhe si je në të vërtetë. Kjo reflektohet pastaj edhe në raport me njerëzit që jeton."
E pyetur nga moderatoja Ana Kallaku nëse i ka lënë pas krizat me bashkëshortin, ish-missi u përgjigj se janë krizat ato që e forcojnë një marrëdhënie.
Harxhi: "Krizat janë të rëndësishme në jetë. E forcojnë marrëdhënien, e bëjnë më të vërtetë. Unë nuk besoj se ka çifte apo marrëdhënie familjare që s'kanë kriza dhe probleme. Nuk diskutohet që kriza do ketë, por unë mendoj që krizat janë të shëndetshme në momentin që zgjidhen. Kështu krijohet dhe ndërtohet çdo marrëdhënie. Unë nuk besoj tek të dashurit menjëherë. Unë mendoj se dashuria ndërtohet çdo ditë. Me komunikim. Çelësi i çdo gjëje është komunikimi. "/OraNews/
