Moderatorja rrëfen historinë e dashurisë me luftëtarin e UÇK-së: Ishte magnet për mua

Moderatorja dhe folësja e lajmeve nga Kosova, Alketa Gashi, në një intervistë për "Ditë e Re" ka rrëfyer historinë e veçantë të dashurisë me bashkëshortin , Faik Fazliu.

Çifti janë prindër të 3 fëmijëve, 2 vajza dhe 1 djalë.

Alketa thotë se gjithmonë ka dashur që  burri i saj të jetë luftëtar i UÇK, ashtu sikur bashkëshorti i saj ka qenë.

Alketa Gashi: "Kemi ndërtuar një familje, kemi 2 vajza dhe një djalë.  Faiku ka qenë luftëtar i lirisë. E kam njohur disa vite pas luftës. Është plagosur në luftë. Plaga e tij ë luftës është krenari për mua. Ajo që më pëlqen më shumë te Faiku është se ai nuk flet shumë. Në familje jam unë ajo që flas shumë.

Kur i them nëse e  pengon puna ime, ai më thotë: "Unë të kam njohur në skenë."

U njohëm kur isha 16 vjeç isha duke prezantuar një koncert.

Mbaj mend se pas koncertit kaluam për një kafe. Një mik i përbashkët ndërhyri për ne. Ma prezantoi dhe më tha ky është kryetari i shoqatës së veteranëve të luftës. "Morë çfarë djali" thashë me vete kur e pash. Më bëri përshtypje që ishte  i ri, prisja të shikoja një 50-vjeçar.

Ishte magnet për mua. I besoj dashurisë me shikim të parë. Nuk kisha asnjë dyshim, e dija se ishte i duhuri për mua. Gjithmonë e kam thënë se unë do ta marr një burrë luftëtar. Unë do ta marr një UÇK thoja."

Moderatorja  bukuroshe drejton në Kosovë emisionin e  mëngjesit "Mirëmëngjes Kosova" si dhe  një emision tjetër që i dedikohet librit.

Gjithashtu Alketa është folëse e lajme në RTK.

Ajo zbuloi në "Ditë e Re" se  është duke punuar për  një projekt të ri me rastin e muajit tetor të ndërgjegjësimit ndaj kancerit të gjirit.