Cilat janë trendet e fundit të make-up?
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Shtator 2021, 18:50
Lorela Kuka, make-up artist ka dhënë disa këshilla në studion e "Jeto me Orën" në RTV Ora se cilat janë trendet më të fundit të make-up gjatë vjeshtës.
Ngjyrat e tokës përshtaten mirë me veshjet që përdoren gjatë vjeshtës. Ngjyrat e tokës kanë qenë dhe do të jenë gjithmonë trend, nuk dalin kurrë nga moda.
Peneli, vitet e fundit është shumë tren. Peneli i hollë, fin dhe elegant është tendenca e fundit e modës që e bën syrin të duket më i bukur.
Blush-i i fytyrës duhet të jetë në ngjyrë rozë ose pjeshkë sepse e bën mollëzën të duket më e ngritur dhe portreti merr ngjyrë. Nuk duhet tepruar që të duket sa më natyrale./OraNews/
