Salloni i bukurisë gjobitet me 271,000 dollarë, sepse i shkurtoi më shumë nga se duhej flokët
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Shtator 2021, 08:34
Një gjykatë në Indi ka gjobitur një sallon bukurie me 20 milionë rupi (271,000 dollarë ), për arsye se parukerët ia prenë më shumë seç duhet flokët një modeleje.
Flokët për gruan ishin shumë të rëndësishëm, pasi si modele ajo reklamonte produkte të ndryshme me flokët e saj të gjata.
Por parukierët ia prenë të shkurtra kundër udhëzimeve të saj, duke i shkaktuar asaj një humbje të madhe parash, theksoi gjykata e konsumatorit.
Salloni, i cili është pjesë e një zinxhiri të shquar hotelesh në Delhi, lejohet të apelojë kundër vendimit. Por ende nuk është bërë një deklaratë mbi vendimin.

