Pirdeni: Moshat e treta nuk kanë mbështetje në Shqipëri
Drejtuesja e ASAG, Mira Pirdeni e ftuar në studion e "Jeto me Orën" në RTV Ora me moderatoren Ana Kallaku foli për një temë mjaft të prekshme në vendin tonë. Sipas zonjë Destani moshat e treta në Shqipëri nuk kanë mbështetje.
Pirdeni: "Mosha e tretë te ne është një moshë e edukuar dhe e studiuar, kanë qenë njerëz që kanë punuar 7 ditët e javës. Sot ndeshen me pensione të ulëta, me mungesën e shërbimit. Ka një diskriminim moshor aktiv, këta duan ët jenë aktivë dhe në Shqipëri mungon infrastruktura që i mbështet këta për të qenë aktivë. Para '90 kishte një bibliotekë ku mblidheshin dhe një park, tani mungon dhe kjo.
Shtëpitë para tyre janë betonizuar dhe këta nuk kanë asnjë mundësi për të qenë aktivë në komunitet. U prishën strukturat. Duhet të ndërtohet infrastruktura shoqërore në komunitet, pa infrastrukturë kjo shoqëri është e vdekur. Unë sapo jam kthyer nga një konferencë dhe titulli i konferencës ishte "pjesëmarrja e të moshuarve në vendimmarrje."/OraNews/
