Kapshtica, fshati vetëm me pleq, fëmijët e nipërit ikën nëpër Greqi e Gjermani
Kemi dëgjuar për Kapshticën vetëm si pikë kufitare, por rrallë si fshat ku jetohet.
Fshati kufitar me Greqinë, dita ditës po boshatiset.
Dikur me afro 250 familje sot Kapshtica është përgjysmuar e pjesa më e madhe e banorëve janë ata të moshës së tretë.
“Janë larguar se nuk ka punë. Vetëm pleq ka këtu. Nipërat ikën nëpër Greqi e Gjermani. U larguan nga varfëria.
Banorët në këtë fshat e kanë mbështetur ekonominë familjare në blegtori dhe bujqësi dhe të ardhurat nga emigracioni.
Prodhimet bujqësore këtë vit nuk kishin rendiment nga mungesa e ujit dhe thatësira.
"Këtë vit më keq. Shi s’ka rënë na i dëmtoi të gjitha me mollë e kumbulla”
Në fshatin Kapshticë investimet kanë munguar vazhdimisht, ndërsa banorët thonë se fshati është i njëjtë që prej 30 vitesh.





