E xhelozonte sepse fitonte para, burri sulmon gruan 10 herë me thikë dhe e hedh nga kati i 13-të

Një burrë ka qëlluar gruan 10 herë me thikë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në qytetin e Shën Petersburg, në Rusi.

Mediet ruse raportojnë se 24-vjeçari, Rastam Marshalov ishte shumë xheloz për bashkëshorten e tij. Gruaja fatkeqe punonte si trajnere seksi.

E xhelozonte sepse fitonte para, burri sulmon gruan 10 herë me thikë

Xhelozia e vrasësit u shtua kur bashkëshortja filloi të fitojë mjaft të ardhura si trajnere seksi.

Pasi e vrau, ai e hodhi trupin e saj nga kati i 13-të i një ndërtese të lartë në Shën Petersburg.

E xhelozonte sepse fitonte para, burri sulmon gruan 10 herë me thikë

Krimi i pasionit dhe xhelozisë trondit Rusinë me 24-vjeçarin që pranon te autoritetet ruse, se ai është vrasësi i gruas së tij 25-vjeçare, Alexandra Marsalova , sipas gazetës britanike " Daily Mail ".

Mediet vendase njoftojnë se çifti kishte 2 fëmijë.

E xhelozonte sepse fitonte para, burri sulmon gruan 10 herë me thikë

Nëna fatkeqe kishte postuar në rrjetet sociale se kërcënohej nga burri i saj.

25-vjeçarja ruse nuk kishte hezituar të fliste hapur me ndjekësit e saj për krizën në martesën e saj dhe se burri i e kishte kërcënuar disa herë se do ta vriste. Dhe jo vetëm atë, por edhe fëmijët e tyre, të moshës shtatë dhe dy vjeç.

E xhelozonte sepse fitonte para, burri sulmon gruan 10 herë me thikë

"Ai trokiti në derë, duke thënë se do të më vriste mua dhe më pas do të vriste fëmijët " , ishte një nga mesazhet e Marsalova në rrjetet sociale.

"I mora fëmijët dhe ndërrova shtëpi, por ai vinte çdo natë, trokiste në derë, na zgjonte dhe i trembte fëmijët," ka shkruar gruaja fatkeqe.

E xhelozonte sepse fitonte para, burri sulmon gruan 10 herë me thikë

“Kam fituar shumë para dhe ai është xheloz për mua. Burri im u përpoq të merrte telefonin tim në mënyrë që unë të  mbyllja biznesin tim," theksonte ajo.

Sidoqoftë, nuk ishte e qartë nëse 25-vjeçarja e kishte denoncuar burrin në polici.