Kruja dhe Fieri “në flakë”, zjarret djegin disa hektarë toke, rrezikohen banesat në Derven
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Shtator 2021, 14:59
Zjarre të fuqishme janë aktivizuar gjatë ditës së sotme në Derven të Krujës dhe në fshatin Topojë të Fierit. Përveç disa hektarëve tokë të djegur, zjarret të ndihmuar edhe nga era po vënë në rrezik dhe disa banesa në të dyja zonat.
Me mjete rrethanore banorët e Fshatit Derven në Krujë po punojnë për të shuar zjarrin.
Flakët e përhapura që nga mëngjesi i së enjtes ka shkrumbuar disa hektarë pyje dhe shkurre.
Zjarri rrezikon edhe disa banesa në fshatin Derven.
Edhe në fshatin Topojë të Fierit të enjten u aktivizua një vatër zjarri.
Zjarri përparoi me shpejtësi për shkak edhe të erës që fryn në këtë zonë.
Dy banesa janë në rrezik, pasi flakët kanë rrethuar ato.






