Vendimi për Adriatik Llallën, Yuri Kim: Askush nuk është mbi ligjin!
Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka reaguar për dënimin e ish-kryeprokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla.
Në një postim në Twitter, ambasadorja vlerëson punën e drejtësisë kundër korrupsionit. Ajo shprehet se askush nuk është mbi ligjin.
“Është mirë të shihet drejtësia e vënë kundër zyrtarëve të korruptuar. Prokurorët duhet të vazhdojnë të ndërmarrin veprime kundër zyrtarëve, pa marrë parasysh sa të lartë apo të fuqishëm, të cilët keqpërdorin pozitën e tyre për t’u pasuruar. Askush nuk është mbi ligjin,” ka shkruar Kim.
Ish kreu i Prokurorisë Shqiptare Adriatik Llalla duhet të vuajë dënimin me dy vite burg.
Vendimi, i formës së prerë u dha sot (22 shtator) nga Gjykata e Posaçme e Apelit, kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, e cila la në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë, për ish-kryeprokurorin duke e dënuar përfundimisht me 2 vite burg.
Good to see justice served against corrupt officials. Prosecutors should continue to take action against officials - no matter how high or powerful - who misuse their position to enrich themselves. No one is above the law. https://t.co/vop5DZIEsW
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) September 22, 2021
