Koka: Basha e di se për çfarë flet Berisha, video e Krydemokratit u dorëzua si provë në Ambasadën Amerikane
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u është përgjigjur akuzave të ish-kryeministrit Sali Berisha i cili e akuzoi për tradhti dhe pazare me kryeministrin Rama lidhur me ndryshimet kushtetuese.
Ndërkohë, gazetari Bledian Koka, në një intervistë për Ora News, në lidhje me deklaratat e Berishës që bëri ditën e djeshme nga Fieri, për Bashën tha se e di mirë se çfarë po thotë.
Ai thotë se Basha videon ku dhe njoftoi përjashtimin e Berishës e dorëzoi në Ambasadën Amerikane, dhe kjo sipas tij tregon se kush është në krahun e të vërtetës dhe kush jo.
Bledian Koka: Kemi përballë një Kryetar, i cili për hir të interesit të tij personal, për hir të kapjes së drejtpërdrejt, dhe Berisha kur flet për një kryetar të kapur peng, e di fare mirë se çfarë po thotë, këtë e di fare mirë edhe Basha. Dhe asnjë prej deklaratave që thotë se bëri çmos për ta shmangur këtë përplasje, nuk qëndrojnë sepse vetë qëndrimet që ka mbajt Basha në momentin e publikimit të deklaratës dhe qëndrimit amerikan e deri në momentin që bëri një video për ta dorëzuar si provë në Ambasadën Amerikane, tregon se kush është në krahun e të vërtetës dhe në krah të pavërtetës./ Ora News/

