"Interesi kombëtar i është dorëzuar Beogradit", Berisha: Vuçiç krimineli më i madh i luftës në Evropë
Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbërritur ditën e sotme në Fier, ku po mban daljen e dytë, të asaj që ai e quan si “Foltorja” për PD-në.
Në fjalën e tij, zoti Berisha u shpreh se interesi kombëtar i Shqipërisë i është dorëzuar Beogradit, atij që Berisha e quan kriminelin më të madh të luftës në Evropë, Aleksandër Vuçiç.
Berisha: "Nuk kujdeset kush për interesin kombëtar. Interesi kombëtar është ai interes që konvertohet në mirësi për çdo qytetar të atij vendi, kurse sot interesi kombëtar i shqiptarëve i është besuar Beogradit, i është besuar kriminelit më të madh të luftës në Evropë, Aleksandër Vuçiç. Po, po! Kjo është, kemi 8 vite që endemi si në shkretëtirë me dyert e Evropës të mbyllura, kemi 8 vite që ne jo që nuk ecim drejt Evropës, por përkundrazi shohim ndonjëherë drejt Azisë." /OraNews/