“Rama ik” Berisha: Kryeministri më i keq, më i lig dhe më tradhtari i kombit shqiptar

Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbërritur ditën e sotme në Fier, ku po mban daljen e dytë, të asaj që ai e quan si “Foltorja” për PD-në.

Ai e ka nisur fjalën e tij duke sulmuar kryeministrin Edi Rama për të cilin tha se ai do të mbetet kryeministri më i keq, më i lig dhe më tradhtari i kombit shqiptar.

Berisha: Motivi ynë është “Rama ik”. Ai do të mbetet kryeministri më i keq, më i lig dhe më tradhtari i kombit shqiptar. Ky është i vetmi kryeministër në botë që e nis mandatin e tretë me veturë 500 mijë euro. Rama shëtit edhe në fundjava me avion privat me 300-500 mijë euro për fluturim. Ministrat e babëzitur porosisin biftekun sa rrogat e tre personave.