Berisha mbërrin në Fier, pritet me duartrokitje nga demokratët
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Shtator 2021, 18:22
Sali Berisha ka mbërritur në qytetin e Fierit i rrethuar nga mbështetës të tij demokratë.
Ai është pritur veçanërisht nga kryetari i degës dhe deputeti i PD, Luan Baçi teksa e ka shoqëruar nga Tirana deputeti tjetër, Flamur Noka.
Kjo është foltorja e dytë që mban Berisha pas asaj të Tiranës. Ai ka nisur një tur takimesh për të bindur demokratët kundër vendimit të Bashës për ta përjashtuar nga grupi parlamentar.