Pecorelli u ndihmua nga një prift shqiptar për të kaluar kufirin drej Bosnjes, në ishull kërkonte thesarin
Mediat italiane zbardhin detaje të reja nga Davide Pecorelli, biznesmeni italian që u gjet i gjallë 9 muaj pasi makina e tij u gjet e djegur në Pukë dhe ku mendohej se ishte shkrumbuar bashkë me të. Por gjithçka ishte sajuar prej tij dhe ai gëzon shëndet të plotë.
Pecorelli ishte strehuar në një komunitet priftërinjsh pranë Medjugorie falë ndihmës së një prifti katolik të njohur në Shqipëri për një kohë të gjatë derisa u shfaq anijen e marrë me qira nën një identitet të rremë në Giglio, jashtë ishullit Montecristo, ku ndalohet ankorimi.
Ai po kërkonte diçka dhe ua zbuloi hetuesve që po hetojnë deklaratat e tij.
Bëhet fjalë për një thesar monedhash (edhe nëse duket si një roman) aq sa në hotel ai mbante objekte që sugjeronin pasionin e tij për numizmatikën ( Shkenca që merret me studimin e monedhave dhe të medaljeve të periudhave të ndryshme historike).
"Unë vendosa të zhdukem sepse u mposhta nga problemet ekonomike. Praktikisht jam i shkatërruar ", pranoi ai gjatë tre orëve përballje me kryeprokurorin Raffaele Cantone, zëvendësuesin Giuseppe Petrazzini, dhe kreun e ekipit celular, Gianluca Boiano. Pecorelli zgjodhu të përballej i vetëm, pa praninë e një avokati.
Ai tha se në të gjitha rrethanat në tetor do të kthehej në shtëpi, por aksidenti në detin Tirren e bëri atë të demaskohet para kohe dhe u detyrua të zbulojë arsyen e kërkimit në ishullin e legjendës së thesarit të fshehur.
“Anëtarët e familjes sime nuk e dinin se ku isha dhe arsyeja e zhdukjes sime sigurisht nuk ishte mbledhja e primit të sigurimit. Unë kam qenë një sipërmarrës për 30 vjet, gjithmonë e kam pasur atë. Kantone dhe Dr. Petrazzini i kanë marrë parasysh krimet që kam kryer edhe në Shqipëri".
