Bezos dhuron 1 mld dollarë fonde për të luftuar ndryshimet klimatike

Një miliard dollarë për të mbrojtur mjedisin, është angazhimi i miliarderit Jeff Bezos. Premtimi vjen përmes projektit “Bezos Earth Fund”, të cilin themeluesi dhe kryetari i Amazon e filloi në vitin 2020 për të luftuar ndryshimet klimatike.

Bezos është zotuar të dhurojë rreth 1 miliard dollarë në vit për aktivistët, shkencëtarët dhe grupet e tjera që punojnë për të adresuar krizën klimatike të globit, me një qëllim për të shpenzuar 10 miliardë dollarë deri në vitin 2030.

Fondi planifikon të përqendrohet në pellgun Kongo të Afrikës Qendrore, rajonin tropikal të Andeve dhe Oqeanin Paqësor tropikal, të gjitha këto janë zona kryesore për biodiversitetin dhe rezervat e karbonit, ose sasinë e karbonit të ruajtur në tokë dhe oqeane.

"Bota natyrore nuk është më mirë sot sesa ishte 500 vjet më parë, kur ne gëzonim pyje të padëmtuar, lumenj të pastër dhe ajër të pastër të epokës para-industriale," tha Bezos në një deklaratë. "Ne mund dhe duhet ta ndryshojmë këtë anomali."

Bezos dha dorëheqjen si CEO i Amazon në korrik, duke ia postin ish -shefit të cloud Andy Jassy. Tani ai pritet të kalojë më shumë kohë në nisma si Fondi i Tokës dhe kompaninë e anijeve kozmike “Blue Origin”, më të cilën realizoi udhëtimin e parë në hapësirë në muajin në korrik.

Ende nuk dihet se cilat organizata do të marrin grante. Përparësi do të kenë zonat ku bashkësitë lokale dhe popujt autoktonë janë fokusi kryesor i programeve të ruajtjes së mjedisit.