Aksident me vdekje në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, maqedonasi përplas me makinë këmbësoren
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Shtator 2021, 13:06
Një aksident me pasojë vdekjen e një 66-vjeçareje u regjistrua paraditen e sotme në rrugën dytësore Tiranë-Durrës.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës orës 11:10, ku mjeti me drejtues shtetasin maqedonas V. G, ka përplasur këmbësoren shtetasen D. H., rreth 66 vjeçe, e cila për pasojë ka ndërruar jetë në spital.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

