Pas Tiranës, Berisha zhvendos Foltoren në bastionin e PS-së

Ish-kryeministri Sali Berisha do të zhvendosë foltoren në Fier pas Tiranës, qytet i njohur si bastioni i socialistëve. Ky është takimi i tij i dytë me anëtarësinë e Partisë Demokratike.

Këtë tur bashkëbisedimesh Berisha po e shfrytëzon jo vetëm për të takuar mbështetësit e PD-së por edhe për të dhënë mesazhe politike jo vetëm ndaj kreut të PD-së të cilin e akuzon se e ka vënë partinë dhe opozitën në shërbim të qeverisë por edhe kundër kësaj të fundit.