Vdekja e minatorit Muharrem Plaku, shoqërohen në polici tekniku dhe inxhinieri i minierës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Shtator 2021, 10:58
Pas gjetjes së trupit të pajetë të 61-vjeçarit Muharrem Plaku në një nga galeritë e zonës D të minierës së Bulqizës, policia ka bërë shoqërimet e para.
Uniformat blu kanë shoqëruar në komisariat teknikun Saba Hasani dhe inxhinierin e minierës Veli Losha.
Këta të fundit pritet të japin dëshmi në lidhje me ngjarjen e rëndë dhe nëse janë zbatuar të gjitha rregullat e sigurimit gjatë punës në këtë galeri.
Trupi i pajetë i minatorit u gjet në galeritë e nëndheshme pas 5 ditësh.

