Autor i disa vjedhjeve në Itali, arrestohet 29-vjeçari shqiptar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Shtator 2021, 22:34
Një 29-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali, pasi akuzohet për disa grabitje banesash në zonën e Ankonës.
Mediat italiane, bëjnë me dije se Shqiptari, identiteti i të cilit nuk është identifikuar është dënuar me 11 muaj burg.
Po ashtu ai akuzohet për një sërë vjedhjesh në provincën e Udines. Ai është dërguar në burgun e Motacuto ku dhe do të vuajë dënimin e dhënë nga Gjykata./ Ora News/
