"Makth" për minatorët, dhe në "ar" për oligarkët, Mziu për Muharrem Plakun: Asnjë grup shpëtimi tek miniera
Që prej katër ditësh, minatori Muharrem Plaku, i cili ka mbetur i bllokuar në minierën e Bulqizës ende nuk është gjetur.
Së fundmi nëlidhje me këtë ka reaguar deputeti i PD, Xhelal Mziu, ku në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, shkruan se në vendngjarje nuk ka asnjë grup shpëtimi për të gjetur minatorin.
Ai thotë se të vetmit që po bëjnë përpjekje për të gjetur trupin e minatorit, gjallë a vdekur janë familjarët e tij.
Më tej shton se Miniera e Bulqizës është kthyer në "makth" për minatorët, dhe në "Ar" për rilindjen dhe oligarkët!
Postimi i plotë:
Miniera e Bulqizës është kthyer në "makth" për minatorët, dhe në "Ar" për rilindjen dhe oligarkët!
Prej 72 orësh në galerinë e minieres së Bulqizës, akoma nuk është gjetur minatori Muharrem Plaku !
Asnjë reagim e vajtje në vend ngjarje nga qeveria e rilindjes, asnjë grup shpëtimi vendase apo të huaj, për ta gjetur minatorin !
Të vetmit që po tentojnë për të hapur shembjen e bllokimit të galerisë, janë shokët e Muharremit dhe familjarët e tij.
Qeverisë rilindja 3, nuk i intereson as Muharremi, as minatorët, as Bulqiza, asaj i duhet pasuria e kësaj miniere, korrupsioni me pasuritë kombëtare dhe oligarkët!
Minatorët e Bulqizës me rroga simbolike mezi mbajnë familjen e tyre, rilindja nuk u jep "statusin e minatorit" nuk kërkon garantimin e kushteve standarte dhe të sigurisë!
Mungesës së reagimit të rilindjes i bashkangjitet dhe ajo e sindikateve, medias, minatorëve të tjerë por dhe e qytetarëve.
Jeta e qytetarit dhe e minatorit sot kushton shumë pak, është koha për të reaguar!
Muharrem Plaku, rreth 60-vjeç, ka mbetur u bllokuar nën tokë në një miniere në Bulqizë prej mesdites së të mërkurës, (15 Shtator) kohë kur një masiv shkëmbor u shemb në galeri.
Aksidenti sipas burimeve është shënuar në galeritë e e kompanisë “Kaduretex Sh.p.k”, me aksionar ish-kryebashkiakun e Bulqizës Myfit Duriçi dhe vëllezëve të tij Ilber e Kapllan Durici, ku ky i fundit rezulton administrator./ Ora News/
