Rrahën brutalisht në rrugë vajzën, arrestohen burrë e grua, e reja përfundon në spital

Një burrë e një e grua të cilët rrahën barbarisht një vajzë në mes të rrugës në Pejë, janë arrestuar.

Policia bën me dije se të dy janë arrestuar në momentin që po rrihnin vajzën, ndërkohë kjo e fundit ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

 “Rreth orës 14:00 në rrugën Nëna Tereza në Pejë, Policia ka hasur në një rrahje e cila ishte në progres, Ka arrestuar dy persona, viktima është dërguar në spital. Rasti nga Prokurori është cilësuar si lëndim i lehtë. Dy persona janë dërguar në mbajtje”, tha zëdhënësi i Policisë në Pejë, Fadil Gashi./ Ora News/