Varhelyi: Urime Rama dhe qeveria në marrjen e detyrës, pres me padurim të punoj me ju
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Shtator 2021, 12:21
Pas ambasadorëve Yuri Kim dhe Luigi Soreca, edhe komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi ka uruar kryeministrin Edi Rama në marrjen e detyrën në mandatin e tretë qeverisës.
Përmes një postimi në Twitter, ai shkruan se dialogu konstruktiv politik është çelësi i forte i koordinimit për në Bashkimin Evropian.
Oliver Varhelyi: Urime Edi Rama dhe qeveria e Shqipërisë në marrjen e detyrës. Pres me padurim të punoj me ju dhe pres që integrimi në BE dhe sundimi i ligjit të shfaqen në rendin e ditës. Dialogu konstruktiv politik është çelës i fortë koordinimi për në Bashkimin Evropian.

